Maqedoni
Manastir, vetëdigjet i dënuari për pedofili
20.06.2016 16:15
Rreth orës 3:00 të mëngjesit, një 67 vjeçar nga Manastiri, i dënuar me dhjetë vjet për pedofili, është lyer me benzinë e më pas ka përplasur makinën me shkallët e Gjykatës Themelore në Manastir...

Në veturën e tij kishte edhe një bidon 10 litërsh me gaz, që duhej t’i ndihmonte 67 vjeçarit më lehtë të kryente aktin e vetëvrasjes.
Por, bidoni i gazit nuk ka eksploduar. 67 vjeçari përfundoi me lëndime të rënda trupore dhe është dërguar në klinikën e Shkupit.
Ai sot duhej të fillonte vuajtjen e dënimit me afat prej 10 vitesh për veprën “sulm seksual mbi një fëmijë nën moshën 14 vjeçare”.
