Maqedoni
“Revolucioni i larmë”: Ultimatum skadoi, protestë masive në Shkup
20.06.2016 16:29
“Revolucioni i larmë” proteston sot për shkak të mospërmbushjes së kërkesave të tyre...

Nga “Protestoj” thonë se nuk do të lejojnë negociata për ardhmërinë e qytetarëve me dyer të mbyllura.
Elitat politike që po i mbajnë shumë gjatë qytetarët në një status quo me negociata të pasuksesshme dhe jotransparente, pa pjesëmarrjen e qytetarëve dhe kjo duhet të ndryshojë urgjentisht, apelojnë protestuesit.
“Jemi lodhur me negociata në të cilat ne jemi vëzhgues pasiv. Zëri ynë duhet të dëgjohet edhe nga Qeveria edhe nga opozita! Dhe do të dëgjohet! Nëse jo në atë dhomë të vogël të bisedimeve, do të na dëgjojnë në rrugët dhe sheshet e këtij shteti!”,- thuhet në kumtesën e “Protestoj”.
Ata gjithashtu rikujtojnë se edhe pse përndjekja e protestuesve vazhdon, qytetarët do t’a marrin drejtësinë në duart e tyre.
“Institucionet që duhet të na mbrojnë ne qytetarëve, në fakt po i mbrojnë vetëm kriminalitetet e partisë qeveritare. Nuk mund të ketë drejtësi në shtet kur regjimi i përndjek ata të cilët luftojnë për liri, drejtësi dhe barazi”,- shtojnë mes tjerash organizatorët e protestave.
