Maqedoni

Gruevski: Prokuroria Speciale, partnere e opozitës

20.06.2016 16:38

Ish kryeministri, Nikolla Gruevski, ka akuzuar mbrëmë Prokurorinë Speciale për hetime të menduara mirë, por jo nga specialja, por, sipas tij, të dirigjuara nga opozita...

Këto vendime do të çojnë popullin në një pikë vlimi, të cilin Gruevski thotë se nuk do të mund ta kontrollojë dot.
 
“Program nuk kanë, ide edhe më pak, presin t’u thonë si më tutje: presin që Prokuroria Speciale me punë joprofesionale dhe të motivuar nga partia ta ndryshojë mendimin e popullit, siç tha një ditë një lider i një partie: Prokuroria Speciale u shndërrua në partner koalicioni i LSDM-së”,- deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.
 
Lidhur me organizimin e zgjedhjeve, Gruevski ka deklaruar se VMRO-DPMNE do të pranojë çfarëdo metodologjie dhe propozimi që jep LSDM në KShZ për të pastruar listën zgjedhore.
 
“Publikisht i ftoj anëtarët e KShZ-së të bëjnë kontroll të votuesve, çfarë kontrolli të dojë LSDM, dhe të mos humbin asnjë ditë, orë dhe minutë. Unë e di se të gjitha kontrollet janë bërë dhe gjithçka është e pastër, por t’ua thyemë këtë alibi LSDM-së, përsëri le ta bëjnë sipas metodologjisë të cilën LSDM e dëshiron”, - tha Gruevski.
 
Sa i përket çështjes së medieve, Gruevski tha se ligji tashmë është votuar dhe për këtë çështje mund të diskutohet pas zgjedhjeve.
 
“Pas zgjedhjeve cilin vend nga Bashkimi Evropian ta duan le ta caktojnë si të përparuar në këtë fushë, ligjin e atij vendi do ta marrim. Ofertë më të drejtë më nuk ka”, - theksoi Gruevski.
 
Këto komente Gruevski i ka bërë në festimet e mbrëmshme për 26 vjetorin e VMRO-së, ku veç krizës politike, mes tjerash ka folur edhe për realizimin e projekteve, zvogëlimin e papunësisë e të tjera.
 
NAIM RAMADANI