Botë
Rusi, shpërthim në një depo raketash, 600 të evakuuar
20.06.2016 17:16
Rreth 600 persona janë evakuuar për shkak të shpërthimit që ndodhi sot në mëngjes në depon për municion në poligonin ushtarak në Astrahan në Rusinë jugore...

Nga shpërthimi, për fat të mirë nuk ka viktima, por janë djegur disa platforma që përdoren për lansimin e raketave në orbitën e ulët rreth botës.
Zjarrfikësit për një kohë të shkurtër kanë shuar zjarrin.
“Zjarri ndodhi pas disa shpërthimeve të forta. Sipas informatave të para, depoja përmban pjesë për prodhimin e raketave, duke përfshirë edhe motor për raketa”,- deklaruan autoritetet lokale.
Fillimisht u raportua për 50 të vdekur, por lajmi më pas u demantua nga autoritetet.
