Botë

Tiranë, reforma në drejtësi, nis pa opozitën diskutimi për projektligjet

20.06.2016 17:30

Në kohën kur vijojnë ende negociatat për drejtësi, duket se debatet mes kampit mazhoritar dhe opozitar vijojnë. Komisioni i reformës për drejtësi është mbledhur sot pa praninë e opozitës...

Kreu i Komisionit, Fatmir Xhafa, e cilësoi nenin 88 si alibi të demokratëve për të mos marrë pjesë në mbledhje. Megjithatë, ai u shpreh se punimet e Komisionit do të vijojnë normalisht. 
 
Por, demokrati, Oerd Bylykbashi, u shpreh se neni 88, që bën fjalë për mënyrën se si do të kontrollohen njerëzit e drejtësisë, është i panegociueshëm.
 
Në mbledhjen e sotme janë shqyrtuar shtatë projektligje të nevojshme për zbatimin e reformës në drejtësi, ndërsa drafti ka mbërritur tashmë në parlament për miratim.
 
LULJETA NDOKA