Maqedoni
Kriza politike në Këshillin e BE-së, Shtajnmajer: Situata është shqetësuese
20.06.2016 17:40
Situata politike në Maqedoni si dhe implementimi i Marrëveshjes së Përzhinës ishin në agjendën e seancës së Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të BE-së, mbajtur në Luksemburg...

Sipas diplomatëve, situata në Maqedoni mbetet akoma e rëndë. Përfaqësuesja e larë për politikë të jashtme, Federica Mogheri, në pres konferencë theksoi se nevojitet unitet mes partive politike për implementimin e plotë të Marrëveshjes së Përzhinës.
“Është e qartë se nevojitet që partitë politike të kenë unitet dhe të arrijnë dialog të hapur për implementimin e Marrëveshjes së Përzhinës dhe të krijojnë kushte për zgjedhje kredibile, zhvillimin e sundimit të ligjit, përkrahjen e punës së PSP-së dhe implementimin e reformave prioritare”,- tha përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme, Federica Mogheri.
Ministri i jashtëm gjerman, Shtajnmajer, ka vlerësuar se situata në Maqedoni është shqetësuese dhe akoma kemi përplasje të mëdha mes partive politike.
“Situata në Maqedoni është shqetësuese. Pati sukses shtyrja e datës për mbajtjen e zgjedhjeve, por përplasjet mes partive vazhdojnë edhe më tutje. Ne në suaza të mundësive tona evropiane do të duhet patjetër të zhvillojmë hapa drejt kontributit për qetësimin e situatës dhe për sa ka mundësi në Maqedoni të krijohen parakushte për zgjedhje fer, që do të mbaheshin në terminin për të cilin paraprakisht do të duhet të darkodohen”,- deklaroi ministri i Jashtëm gjerman, Frank Ëalter Shtajnmajer.
Në rendin e ditës të seancës së Këshillit të Ministrave të Jashtëm vend të posaçëm ka zënë edhe referendumi i Britanisë së Madhe për dalje nga BE, procesi paqësor në Lindjen e Mesme, situata në Sahel, si dhe integrimi i politikave të BE-së në Arktik.
NERMIN MULAKI-FEJZULLAHU
