Maqedoni
LSDM dorëzoi padi ndaj gjykatëses për rastin “Fortesa”
20.06.2016 17:51
LSDM-ja ka dorëzuar padi penale kundër gjykatëses, Aleksandra Pop Stefanija, e cila e shpalli Prokurorinë Speciale jokompetente për rastin e shkatërrimit të pajisjeve të përgjimit...

Nga opozita kërkojnë që Këshilli gjyqësor të ngrejë procedurë për punë joprofesionale dhe të pandërgjegjshme të gjykatëses, Pop Stefanija.
"Vendimi i gjykatëses, Pop Stefania, që PSP-ja është jokompetente rreth rastit për shkatërrim të pajisjes për përgjimin joligjor është në kundërshtim me ligjin dhe duhet urgjentisht të pezullohet nga Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Shkup 1. Obligimi i Këshillit Gjyqësor është të zbatojë procedurë për punën joprofesionale dhe joadekuate kundër gjykatëses, Aleksandra Pop Stefanija, që solli vendim në kundërshtim me ligjin",- deklaroi anëtari i bordit ekzekutiv të LSDM-së, Lupço Nikollovski.
Sipas tij, Këshilli gjyqësor e ka obligim të zbatojë procedurë edhe kundër kryetarit të Gjykatës Themelore Shkup 1, Vlladimir Pançevski, për punën joprofesionale dhe joadekuate, dhe shkelje të dispozitave.
