Kulturë

Henry Moore vjen me 86 punime në Galerinë Kombëtare

27.03.2014 16:33

Galeria Kombëtare e Kosovës është në përfundim të pregaditjeve për hapjen e ekspozitës së Henry Moore. Ajo do të përmbajë 86 punime, e 80 prej tyre janë grafika ndërsa 6 skulptura. Ato janë përthekuar në tetë grupe të prodhuara nga viti 1949 deri në 1983. Krejt këto detaje i ka bërë me dije drejtori i GKK, Erzen Shkololli, në një konferencë për shtyp që ka mbajtur të mërkurën.
 
Ekspozita do të përthekojë temat më të njohura të Moore, “Nëna dhe Fëmija” dhe “Figurat e gjysmështrira”, pesë skulptura dhe një model makete të së njëjtës periudhë.
 
Ekspozita do të hapet në Galerinë Kombëtare të Kosovës, të enjten e 27 marsit, në orën 19:00. Ajo mban titullin “Henry Moore: Grafika dhe Skulptura të Përzgjedhura" dhe organizohet në bashkëpunim me Këshillin Britanik në Kosovë. 
 
Arjeta Emra, Drejtoresha e Këshillit Britanik foli për Koleksionin e Këshillit Britanik, i cili është ndërtuar që nga viti 1930 dhe ngërthen në vete mbi 8,500 vepra që e përfaqësojnë artin në Mbretërinë e Bashkuar gjatë shekullit të XX-të. Këshilli Britanik për herë të parë filloi të blinte veprat e Moore për koleksionin e tij të përhershëm në vitet 1940 dhe të gjitha veprat u blenë direkt prej artistit. 
 
“Në kohën kur Këshilli Britanik e ka ndihmuar artistin Henry Moore, ai ka qenë në fillim të karrierës së tij dhe nuk ka pasur shumë përkrahje nga publiku për faktin që ka qenë një artist më modern se sa koha në të cilën ai ka vepruar. Përveç skulpturave në bronz, vizatimeve dhe grafikave, të cilat janë disa gdhendje të hershme, Këshilli Britanik pati fatin të koleksionojë edhe disa vepra të rralla të Moore, para se ai të fitonte famë ndërkombëtare”, ka thënë Moore. “Për shkak të këtij bashkëpunimi, në vitin 1984 kur është festuar 50 vjetori i Këshillit Britanik, Moore i dhuroi koleksionit të Këshillit Britanik mbi 200 prej grafikave, duke shpresuar që në këtë mënyrë skulpturat e tij do të shihen nga shumë njerëz anembanë botës”, ka shtuar më tej ajo.
 
Henry Moore është njëri ndër artistët më të rëndësishëm të shekullit të XX-të. Ai ka lindur në Yorkshire në 1898, ndërsa tërë jetën e eksploroi figurën e njeriut nëpërmjet skulpturave dhe vizatimeve. Ai vdiq në vitin 1986. Gjatë karrierës së tij, Moore ka bërë më shumë se 700 grafika paralelisht me punën e tij në skulpturë dhe në gdhendjet e drurit. Vepra e tij është e shpërndarë në të gjithë botën, në muze, koleksione private dhe hapësira publike.