Maqedoni

“Revolucioni laraman”, ultimatum skadoi, protestë masive në Shkup

20.06.2016 20:52

Protestat edhe sot filluan para Prokurorise Publike Speciale, ndërkohë para qeverisë protestuesit dërguan porosi deri te qeveria dhe ish kryeministri Nikola Gruevski...

Para të tubuarve u drejtuan shumë aktivistë dhe funksionarë të LSDM opozitare. Nënkryetarja e LSDM, Radmila Shekerinska para të pranishmëve theksoi se populli eshte i revoltuar ndersa Nikolla Gruevski nuk mund ta kontrolloje. Sipas saj Gruevski dje me fjalimin e tij deshiron ta kthej popullin kunder vetes vetem per te shpetuar veten e tij. 
 
“Kjo krize ka vetem nje dalje , drejtesi dhe pergjegjesi , ndersa te gjithe duhet te pergjigjen. Ky popull eshte ketu te thote se nuk ka shanse edhe një here per zgjedhje kriminele. Ketu jemi te themi se drejtesia eshte ne duart tona. Ketu jemi per te mos I lejuar Gruevskit gjykata te kontrolluara nga duart e tij. Ketu jemi per te kerkuar qe gjykata kushtetuese te sjelle vendim per prokurorine speciale. Gruevski duhet partjeter ti heqe duart nga institucionet. Sot te gjithe qytetaret nga tere vendi jane ketu per te kerkuar doreheqjen e pushtetit i cili ka uzurpoar gjithcka .  Luften e vertete ne nuk e udheheqim  per vete. Ky revolucion laraman eshte per te gjithe ju dhe nuk eshte ketu vetem per nje person por per te gjithe ne. Edhe per at ate cilet tani jane ne shtepite e tyre, per arsye se deshirojme qe maqedonia te jete atdhe edhe I femijeve tane. Per kete lufte per nje maqedoni te lire jemi te gatshem te luftojme”, tha Radmilla Sheqerinska.
 
Protestuesit edhe sot kane kerkuar qeveri kalimtare dhe paralajmeruan se nuk do te tërhiqen derisa të jene të sigurt se qeveria do të sigurojë zgjedhje të lira dhe votim të lire. 
 
BESIM ABDULLAI