Maqedoni
Filloi vera
21.06.2016 09:06
Vera në Maqedoni dhe në hemisferën veriore filloi mbrëmë në orën 00 e 34 minuta dhe 20 sekonda. Në të njëjtën kohë në hemisferën jugore të Tokës fillon dimri...

Dita e parë e verës është dita më e gjatë e vitit dhe në Maqedoni do të zgjasë 15 orë e 14 minuta. Dielli në Shkup do të lindë në orën 4 e 58 minuta, ndërsa do të perëndojë në orën 20 e 12 minuta.
Sinoptikët për nesër paralajmërojnë mot me diell dhe shumë të ngrohtë me temperatura deri në 38 gradë, UV indeksi do të jetë 8.
Vera do të zgjatë 93 ditë, ndërsa do të përfundojë më 22 shtator në orën 17 e 22 minuta, kur me kalendar edhe fillon vjeshta./Mia
