Maqedoni
Dita e pestë e debatit në Kuvend për impiçment të Ivanovit
21.06.2016 09:18
Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë për sot në mesditë është paralajmëruar vazhdimi i debatit...

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë për sot në mesditë është paralajmëruar vazhdimi i debatit për Propozimin për ngritjen e procedurës për konfirmimin e përgjegjësisë së presidentit Gjorge Ivanov, të parashtruar nga deputetët e opozitës.
Në debat në kuadër të seancës së 105-të, e cila zgjat më shumë se pesë ditë, deputetët do të debatojnë për përgjegjësinë e Ivanovit për vendimin për abolim dhe për tërheqjen e mëvonshme.
Në debatin e deritanishëm, deputetët nga VMRO-DPMNE-ja vlerësuan se iniciativa e opozitës është e pabazë, ndërsa ata nga LSDM-ja dhe BDI-ja mendojnë se presidenti duhet të bartë përgjegjësi për faljen dhe duhet të revokohet./Mia
