Sport

Neymar: Fitore me ndjenja të përziera

27.03.2014 16:35

Sulmuesi i Barcelonës, Neymar është shprehur se fitorja e djeshme ndaj Celta Vigos ishte sa e gëzueshme dhe e mërzitshme...

Sulmuesi i Barcelonës, Neymar është shprehur se fitorja e djeshme ndaj Celta Vigos ishte sa e gëzueshme dhe e mërzitshme, pas dëmtimit të rëndë që pësoi Victor Valdes.
 
Ylli brazilian shënoi dy gola në fitoren e pastër 3:0 në Camp Nou, por portieri spanjoll pas një dëmtimi të rëndë në gju, i cili do ta lërë jashtë fushës së blertë për 6-8 muaj, që nënkupton se ai do të mbetet pa Botëror.
 
Valdes më parë kishte paralajmëruar largimin nga Camp Nou gjatë verës, por duket se ai nuk do ta shijojë përshëndetjen me tifozët, pas më shumë se një dekade të kaluar tek klubi katalanas.
 
“Jam i lumtur që fituam. Jam mjaft i lumtur për dy golat dhe për fitoren e djeshme dhe atë në Bernabeu. Në nivelin personal, jam mjaft i qetë dhe po e marr shtruar”, deklaroi ish futbollisti i Santosit për faqen zyrtare të klubit.
 
“Fitorja është me ndjenja të përziera, për shkak të dëmtimit të Valdasit”, vazhdoi futbollisti brazilian.
 
Të gjithë shokët e skuadrës, stafi e klubi i Barcelonës, por edhe njerëz të tjerë që i takojnë botës së futbollit, kanë shprehur ngushëllimin e tyre për portierin spanjoll, të cilit i urojnë shërim sa më të shpejtë.