Maqedoni

Shefi i SHM të ushtrisë së Polonisë për vizitë në ARM

21.06.2016 09:50

Shefi i Shtatmadhorisë (SHM) të Forcave të armatosura (FA) të Republikë së Polonisë, gjenerali Mjeçesllav Goçull, prej sot qëndron për vizitë në Armatën e Republikës së Maqedonisë...

Delegacioni i FA të Polonisë do të ketë takim me shefin e SHM të ARM-së gjeneral-nënkolonelin Metodija Veliçkovski, me ç'rast do të pasojnë biseda zyrtare për situatën aktuale të sigurisë në rajon, para së gjithash kriza e emigrantëve përmes prizmit të marrëveshjes midis BE-së dhe Turqisë, si dhe për avancim të bashkëpunimit bilateral të armatave, njoftoi Zyra për marrëdhënie me opinionin nga SHSHM i ARM-së.
 
Gjatë qëndrimit në Maqedoni, gjenerali Goçull do të pritet nga presidenti dhe komandanti suprem i FA të RM-së Gjorge Ivanov, me gjeneralin Veliçkovski do ta vizitojnë kufirin Maqedoni-Greqi dhe Qendrën për trajnim të pilotëve./Mia