Botë

Arrestohen tre persona në Turqi, akuzohen si propagandues të terrorizmit

21.06.2016 10:15

Tre persona, mes të cilëve edhe një përfaqësues i organizatës "Reporterë pa kufij”, janë arrestuar në Turqi nën akuzën për pjesëmarrje në "propagandë terroriste", lajmëruan mediat turke...

Gjykata i ka urdhëruar policisë ta arrestojë Erol Onderoglu, kryetar i degës turke të RSF-së, gazetarin, Ahmet Nesin, si dhe profesoreshën, Shebnem Kurur Finxhanxhi, e cila është kryetare e Fondacionit turk për të drejtat e njeriut. 

Këta të tre janë të akuzuar, pasi kanë marrë pjesë në fushatën e solidaritetit për mbështetje të gazetës kurde "Ozgur Gundem". Secili prej tre të arrestuarve nga një ditë kanë qenë në funksion kryeredaktorë të gazetës. 

Onderoglu është arrestuar dhe akuzuar pasi që ka shkruar tre tekste për operacionin e forcave turke të sigurisë në Turqinë juglindore, e cila kryesisht është e banuar me banorë kurdë. "Uorld Pres Fridom" sa i përket lirisë së shprehjes, e radhit Turqinë në vendin e 151-të nga gjithsej 189 vende.

GAZMEND KURTISHI