Maqedoni

Lagjja kërçovare Pashino sot pa ujë të pijshëm

21.06.2016 10:28

Lagjja kërçovare Pashino sot nga ora 08.00 deri në orën 15:00 do të jetë pa ujë të pijshëm për shkak të punës...

Lagjja kërçovare Pashino sot nga ora 08.00 deri në orën 15:00 do të jetë pa ujë të pijshëm për shkak të punës për rikonstruksion të rrjetit ujësjellës në rrugën nga udhëkryqi i kazermës "Çede Filiposki - Dame" e deri te rruga "Fitim Kadriu".
 
Intervernimi i NP "Komunalec" është për shkak të vjetërimit të rrjetit ekzistuese, informojnë nga Komuna e Kërçovës.
 
Në interval më të vogël, gjegjësisht dy orë pa ujë të pijshëm, do të jetë edhe lagjja Karposh, informojnë nga sektori për marrëdhënie me opinionin pranë komunës së Kërçovës./Mia