Maqedoni

Aksion i madh policore

27.03.2014 18:04

Aksione të mëdha policore sot janë zhvilluar në më shumë lokacione në Maqedoni...

Aksione të mëdha policore sot janë zhvilluar në më shumë lokacione në Maqedoni. Policia ka arrestuar dilerë të drogës dhe kontrabandues të armëve.
 
Gjatë kontrollit ne disa shtepi ne Saraj janë gjetur dhe konfiskuar arme te llojeve te ndryshme dhe municion.
 
Në lagjen “Maleardi”, gjatë kontrollit, në bagazhin e nje  automjetit është zbuluar pushkë automatike me fishek dhe kornizë me 19 fishekë. Dy personat në veturë janë arrestuar dhe mbajtur në stacionin policor në Gostivar ndërsa sendet e gjetura jaën konfiskuar dhe dërguar në ekspertizë.
 
Ndaj dy persona është ngritur kallëzim adekuat penal. Policia gjithashtu gjate nje aksioni tjeter policore  ka sekuestruar 12 kg marihuanë dhe 7.500 kuti cigaresh në në fshatin Brezë dhe në Dellçevë, me ç'rast janë arrestuar një shtetas bullgar dhe tre shtetas të Repunblikës së Maqedonisë.