Botë

SHBA, rrëzohet pr/ligji për armët

21.06.2016 11:16

Projektligji i propozuar për forcimin e kontrollit ndaj armëve në SHBA është rrëzuar nga Senati amerikan...

Për miratimin e ligjit nevojiteshin 60 vota, ndërkohë që kanë votuar 53 senatorë pro tij dhe 47 kundër, duke bërë kështu që ligji të rrëzohej.
 
Sipas projektligjit të propozuar, parashikoheshin shtim kontrollesh në rrugë dhe në vende të tjera publike.
 
Vendimi i cili ishte i pritshëm ka ardhur pak ditë pas masakrës në  Orlando, ku u vranë 49 persona në një lokal nate për homoseksualët./Top Channel