Maqedoni

Pa energji elektrike nesër shumë pjesë të Shkupit

21.06.2016 11:52

Pa energji elektrike nesër në periudhën nga ora 6:00 deri në orën 07:30 do të jenë shfrytëzuesit e fshatrave....

Pa energji elektrike nesër në periudhën nga ora 6:00 deri në orën 07:30 do të jenë shfrytëzuesit e fshatrave Saraj, Orashë, Matka e Poshtme dhe e Epërme, Bukoviq, Graçan, Shishevë, Lubin, Arnaqi, Gllumovë, Rahoviq, Radushë, Laskarcë, Gërçec, Rashçe, Kondovë, Semenisht, Dvorcë, Paniçar, Krushopek, Bojanë, Vele Polë dhe Kuçkovë, në komunat Saraj dhe Gjorçe Petrov.
 
Siç kumtoi Qendra rajonale për menaxhim me krizat e qytetit të Shkupit nesër nga ora 09:00 deri në orën 14:00, gjithashtu pa energji elektrike do të jetë objekti i komunës Çuçer Sandevë.
 
Pa energji elektrike nga ora 10:00 deri në orën 12:00 do të mbesin shfrytëzuesit e rrugës "Nikolla Tesla" nr.2 hyrja 1, ndërsa nga ora 12:00 deri në orën 14:00 shfrytëzuesit e rrugës "Stogovë" nga nr.9 deri në nr.23, në komunën e Karposhit./Mia