Maqedoni
Gjashtë persona të lënduar në dy aksidente në rajonin e Tetovës
21.06.2016 13:07
Gjashtë persona janë lënduar nga të cilët dy më rëndë në dy aksidente rrugore që kanë ndodhur si pasojë e vozitjes së shpejtë gjatë ditës së djeshme në rajonin e Tetovës, informoi sot zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski...

Me më shumë persona të lënduar, katër, ka përfunduar aksidenti që rreth orës 22:30 minuta ka ndodhur në rrugën rajonale Tetovë-Pirok në Kalnik kur automjeti motorik "Golf" me targa të Tetovës i drejtuar nga B.J. (22) nga Reçica e Vogël, e ka humbur kontrollin, ka dalë nga korsia dhe është përplasur në një shtyllë elektronike të betonit.
Aksidenti i dytë i ka ndodhur rreth orës 18:50 minuta në rrugën lokale Siriçino-Tudence kur një motoçikletë nga një markë e panjohur dhe pa targa që e drejtonte një 15 vjeçar nga fshati Ozormishte e ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga korsia . Shoferi ka marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa bashkudhëtari i tij 16 vjeçar dhe bashkëfshatar, lëndime më të lehta trupore. Me automjet tjetër që të dy janë dërguar dhe mbajtur në spitalin klinik të Tetovës për mjekim të mëtutjeshëm. Sipas të dhënave të Josifovskit edhe në këtë aksident siç është konfirmuar nga kontrolli i kryer, arsye është shpejtësia e papërshtatshme gjegjësisht vozitja e shpejtë, përderisa dëmi material në mënyrë shtesë do të konfirmohet./Mia
