Maqedoni

Kostov: Hekurudha Maqedoni-Shqipëri, me rëndësi strategjike dhe ekonomike

21.06.2016 14:49

Lidhja hekurudhore e korridorit 8 është me rëndësi strategjike dhe afariste për Maqedoninë dhe Shqipërinë, por edhe për rajonin, vlerësojnë drejtuesit e “Hekurudhave të Maqedonisë-Transporti”...

Nga kjo kompani besojnë se lidhja hekurudhore Maqedoni-Shqipëri do të ndërtohet brenda një afati kohor të arsyeshëm.
 
“Kjo është në pjesën e infrastrukturës hekurudhore të Maqedonisë dhe për afarizmin e Maqedonisë ka rëndësi strategjike si korridori 10 ashtu edhe korridori 8. Shpresoj kjo do të përfundojë për një kohë të mirë dhe është në interes si për Maqedoninë ashtu edhe për Shqipërinë”,- deklaroi drejtori i “Hekurudhave të Maqedonisë-Transporti”, Nikolla Kostov.
 
Njëherit, Kostov bëri të ditur se “Hekurudhat e Maqedonisë¬-Transporti” filloi me rikonstruktimin e depos për trena, ku do të formohen kushte për servisimin normal të lokomotivave, vagonëve të udhëtarëve dhe vagonëve të mallrave.
 
"Për herë të parë pas 43 viteve bëjmë modernizimin e sallave dhe krijimin e kushteve normale për servisimin e trenave. Edhe krahas situatës në të cilën gjendet "Hekurudhat e Maqedonisë", duke e pasur parasysh krizën e emigrantëve dhe grevat në limanin e Selanikut, gjejmë mënyra dhe mjete përmes projekteve të Qeverisë të kryejmë rikonstruktimin e këtyre sallave",- tha drejtori gjeneral i transportit hekurudhor, Nikolla Kostov.
 
Rikonstruimi i hekurudhës do të kushtojë 2 milionë euro të siguruara nga Qeveria në bashkëpunim me Bankën Evropiane për Ndërtim dhe Zhvillim.
 
VLORA LATIFI-TOPOJANI