Maqedoni
Fondi për sigurim shëndetësor, rritet shfrytëzimi i shërbimeve elektronike
21.06.2016 15:05
Fondi shëndetësor punon që të gjithë të siguruarit, personat e autorizuar nga kompanitë, punonjësit shëndetësorë të marrin shërbim efikas...

Fondi shëndetësor punon që të gjithë të siguruarit, personat e autorizuar nga kompanitë, punonjësit shëndetësorë të marrin shërbim efikas, në kohë dhe profesional dhe kur u nevojitet, thanë sot nga FSSh, duke prezantuar shfrytëzimin e shërbimeve elektronike në shëndetësi.
Janë 16.721 të siguruar që deri tani i kanë shfrytëzuar këto shërbime. Më i shfrytëzuari është shërbimi për nostrifikim të mjeteve ndihmëse ortopedike, të cilin e kanë përdorur 13.412 të siguruar që kanë dorëzuar dokumente tek mjekët amë dhe mjekët specialistë, përmes rrugës elektronike.
Nga sjellja e shërbimeve elektronike janë dorëzuar 1.022 kërkesa për FNB, 1.078 raporte për pengesë gjatë punës, si dhe 1.209 propozim-vlerësime të punës së përkohshme për punë.
“Përfitimet nga shërbimet elektronike janë të shumta edhe për të siguruarit, edhe për firmat, edhe për punonjësit shëndetësor. Duke shfrytëzuar këto shërbime nuk ka shpenzim kohe dhe mjetesh financiare, pasi nuk është e nevojshme të shkohet te njësia rajonale e Fondit. Një prej përfitimeve nga shërbimet elektronike është edhe mundësia për kontroll në lëndën personale, ku përmes rrugës elektronike i siguruari mund të kontrollojë nëse për lëndën e tij është vendosur pozitivisht ose negativisht dhe kur do të bëhet pagesa në qoftë se bëhet fjalë për refundim të mjeteve”,- njofton FSShM.
Fondi përgatiti edhe video tutoriale për informim më të thjeshtë dhe të saktë rreth hapave të nevojshëm për shfrytëzim të shërbimit elektronik.
REXHEP QAMILI
