Maqedoni

Kotzias në debatin e BE-së për Maqedoninë: Jo sanksione, por presion diplomatik

21.06.2016 15:19

Ngecja e integrimit të Maqedonisë në BE nuk qëndron në veton greke, por në mungesën e kulturës së dialogut të brendshëm politik, tha ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias...

Ngecja e integrimit të Maqedonisë në BE nuk qëndron në veton greke, por në mungesën e kulturës së dialogut të brendshëm politik, tha ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias, i cili nuk parapëlqen sanksione për Maqedoninë për shkak të krizës politike, por ai thotë se emri dhe iredentizmi janë elemente negative.
 
Kotzias në Këshillin e ministrave të jashtëm të BE-së të mbajtur ditën e hënë në Luksemburg gjithashtu nënvizoi se kultura e kompromisit, demokracisë, Ligji për zgjedhje dhe media të lira janë pikat për të cilat BE duhet t’a ndihmojë Maqedoninë, por jo edhe të sjellë sanksione.  
 
“Nuk duhet të mendohet për sanksione, pasi që u përmend një gjë e tillë. Unë dhe Qeveria greke jemi kundër sistemit të sanksioneve. Edhe në rastin me FYROM-in nuk do të lejojmë sanksione. Miqtë e sinqertë të stabilitetit të këtij vendi janë vendet si Greqia dhe Bullgaria, dhe e përsërita edhe njëherë atë që theksoj se formimi i vendit është një fakt real, i cili duhet të shihet në aspekt pozitiv. Por, emri të cilin e mbajnë dhe iredentizmin janë elemente negative”,- deklaroi ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias.
 
Ai shtoi se sjellja e disa evropianëve e kanë mësuar Qeverinë që të mos bëjë kompromise brenda vendit, ndërsa ndodhitë e fundit të raporteve BE-Turqi dëshmojnë sa është i gabueshëm ky perceptim, duke aluduar në veton greke dhe duke krahasuar me atë të Turqisë që nga viti 1997. “Problemet dhe presioni i shtetit duhet sa më pak të diskutohen publikisht, ndërsa sa më shumë të punohet dhe të ndihmohet në atë drejtim, në rrugë diplomatike”,- theksoi Kotzias. 
 
LEUNORA KALIQI