Maqedoni

Ndërroi jetë Mahmut Jusufi

21.06.2016 16:48

Ka ndërruar jetë në moshën 68 vjeçare ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Mahmut Jusufi...

Ai ka lindur më 13 qershor të vitit 1948. Në vitin 2009 ishte kandidat i Demokracisë së Re të Imer Selmanit për Komunën e Tetovës.

Mahmut Jusufi do të mbahet mend për aktin e dorëheqjes nga Gjykata Kushtetuese, në kohën kur e njëjta abrogoi nenet që kishin të bëjnë me përdorimin e flamurit shqiptar. Varrimi i të ndjerit u bë sot.