Maqedoni
VMRO-DPMNE prezantohet në Sveti Nikollë
27.03.2014 18:09
Investime dhe hapje të tregjeve të huaja, krijim i mundësive të reja për ekonominë e Maqedonisë edhe në kohë të vështira për Evropën dhe botën...

Investime dhe hapje të tregjeve të huaja, krijim i mundësive të reja për ekonominë e Maqedonisë edhe në kohë të vështira për Evropën dhe botën, Maqedonia kishte sukses ekonomik. Kështu u shpreh kandidati presidencial i VMRO-DPMNE -së, Gjorge Ivanov, gjatë tubimeve të tij para elektoratit në Çashkë dhe Sveti Nikollë.
Ai tha se ka bashkëpunuar me kryeministrin dhe ministrat në fushat e kompetencave të përbashkëta, por edhe në promovimin ekonomik të Maqedonisë. Sipas tij, reformat janë bërë tërheqëse për investimet e huaja. Maqedonia u bë një nga reformatorët më të lartë në botë dhe më të mirë në Evropën Juglindore, tha më tej Ivanov.
Ai theksoi se Maqedonia miratoi gati 2 miliard investimeve të huaja, u hapën 120,000 vende të reja pune, janë zbatuar reformat në pothuajse çdo fushë të jetës, deri tani kemi paguar gjysmë miliard subvencione për fermerët. Vetëm në vitin 2013 kemi paguar rreth 150 milion subvencione për rritje të duhanit, grurit dhe bagëtisë, që produktet e tuaja bujqësore dhe blegtorale më shpejtë dhe më lehtë të arrijnë në tregjet botërore. Mos harroni populli im, se ne kemi investuar edhe në rrugë magjistrale dhe hekurudha, do ta rikthejmë stacionin hekurudhor në Çashkë, përmes të cilit komuna është e lidhur me Korridorin 10 Ndërkombëtar.
Çashka ka potencial të madh për zhvillimin e turizmit malor, si dhe ndërtimin e një fabrike për filtër dhe me këtë do të zgjidhim problemin e papunësisë në këtë zonë, tha para elektoratit të tij kandidati presidencial, Gjorge Ivanov, në tubimin e VMRO-DPMNE-së.
Ai gjithashtu rikujtoi elektoratit se do të fillojnë me rindërtimin e një rruge lokale përreth fshatrave, duke shtuar se ndodhet para tyre për të kërkuar përsëri besimin e tyre, me qëllim që të vazhdohet me ndërtimin e Maqedonisë. Ne arritëm që gjatë kësaj periudhe të realizojmë liberalizimin vizave për të gjithë qytetarët tanë, që lirisht mund të udhëtojnë nëpër vendet e Bashkimit Evropian.
“Si trup kemi arritur të sigurojmë gjysmë miliard subvencione për bujqësinë, janë realizuar reforma thuajse në secilën fushë të jetës, pensionet mesatare janë rritur për 62 %, punojmë integritetin e pensionistëve, ne e dimë ku shkojmë dhe dimë ç’farë duam, pra ju ftoj të gjithëve që të na bashkangjiteni, që të realizojmë qëllimet tona, Evropa në Maqedoni dhe Maqedonia në Evropë. Unë kam qenë zëri juaj kudo, kam arritur mbi 450 takime me presidentët, kryeministrat, ministrat, burrështetasit, si dhe me biznesmen të huaj kemi hapur mundësi të reja për ekonominë e Maqedonisë, prej arsimit, sportit dhe rinisë, unë kam qenë gjithmonë mes popullit dhe populli vjen te unë. Mbi 5000 njerëz erdhën te unë në zyrën time, me të gjithë jam takuar, i kam dëgjuar, kam biseduar me ta dhe u kam dhënë përkrahje për të mësuar hallet e tyre, jam përpjekur t’ju ndihmoj brenda kompetencave të mia, ne do të vazhdojmë të investojmë në sporte, kemi ndërtuar disa fusha futbolli, kemi dhuruar pajisje sportive kategorisë më të prekshme të shoqërisë. Maqedonia është një vend i solidaritetit. Jetoni në njërën nga pjesët më të bukura të Maqedonisë. Keni edhe liqe edhe lumenj edhe fusha dhe male. Keni plazhe tejet të bukura, trashëgimi të pasur kulturore dhe historike. Ky është një potencial i madh për zhvillimin e turizmit. Këtu është edhe Jabllanica për turizmin dimëror dhe fshatar. Qeveria po punon për rigjallërimin e tre auto-kampeve, të cilët me dekada ishin lënë në mëshirën e kohës. Ne kujdesemi për të varfrit, kemi hapur kuzhina popullore, si vend ne duhet të jemi në solidaritet me njerëzit në nevojë, ne kujdesemi për shëndetin e qytetarëve tanë, kemi arritur të realizojmë shumë shërbime shëndetësore të rregullta dhe vizita në shtëpi, kemi rinovuar spitale dhe klinika, një nga ato është klinika për sëmundje të mushkërive, gjithashtu edhe problemi me ujë thuajse në të gjitha vendet është zgjidhur, sidomos në kohë të verës kur ka më shumë probleme. Këto janë rezultatet dhe projektet konkrete që i kemi bërë, ne e kemi dëshmuar se për të ndërtuar Maqedoninë duhet shumë punë, prandaj kërkoj mbështetjen tuaj për të vazhduar me të njëjtën mënyrë dhe me një ritëm edhe më të fortë”, u shpreh kandidati për president, Gjorgje Ivanov, nga VMRO-DPMNE.
Ivanov më tej shtoi se programi me të cilin dolëm para jush në vitin 2009, është i përmbushur. Është realizuar edhe më shumë nga ajo që ka qenë e parashikuar. Me përkushtim punuam gjatë 5 viteve. Mbi 200 takime bilaterale me kryetarët e shteteve. Më shumë se 150 takime me kryeministra, kryetar të parlamenteve dhe shefa të diplomacisë. Gjatë mandatit kisha më shumë se 100 takime me qytetarë të huaj, me përfaqësues të lartë të organizatave ndërkombëtare dhe liderë fetar.
Deri më tani realizova më shumë se 100 takime dhe vizita zyrtare dhe jozyrtare. Isha nikoqir i takimeve me 40 homolog. Gjatë këtyre takimeve punova për hapjen e mundësive të reja ekonomike për jetë më të mirë të qytetarëve, tha Ivanov. Ai shtoi se çdo gjë që ka bërë nuk i ka bërë vet, por meritat i takojnë qeverisë. Me vepra treguam se si punohet për Maqedoninë. Duam që edhe qytetet e vogla dhe vendbanimet rurale shpejt të zhvillohen. Kthehet optimizmi dhe besimi se mund të ketë sukses jo vetëm në Shkup, por edhe në vendet tjera. Realizuam projekte konkrete dhe rezultatet janë evidente, është investuar edhe në rrugët rajonale, kemi siguruar ujë për pije për banorët e kësaj ane, kemi ndërtuar palestra sportive, kemi investuar në arsim, bujqësi etj.
Nga ana tjetër, kryeministri Nikolla Gruevski tha se si pjesë e programit të tij zgjedhor, janë planifikuar intervista të veçanta me secilin prej kandidatëve për president dhe debatin përfundimtar të përbashkët me të gjithë kandidatët të cilët do të realizohen më 11 prill, pak para heshtjes zgjedhore për raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale. Ju nuk u nënshtroheni manipulimeve, ju kërkoni vepra konkrete, ashtu jeni ju, kështu u shpreh lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, para mijëra simpatizantëve në tubimin e kësaj partie.
“Ai atëherë e ka dëshmuar se nuk ka integritet, ai e ke dëshmuar se gjithçka mund të bëj për interesa personale, është i gatshëm të hyjë në legalizim të falsifikuar vetëm e vetëm që të vijë deri te ndonjë pozitë e cila do t’i sjellë atë që ai e ka për synim, Branko atëherë nuk ia arriti dhe tash mundohet, por nuk do t’ia dalë kësaj radhe dhe mos të harrojë se kësaj radhe nuk vendos Nikolla Gruveski dhe Antonio Milloshovski, por vendos Maqedonia, qytetarët e Maqedonisë. Kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, nuk ka kompromise kur bëhet fjalë për interesat e popullit të tij, për dallim nga kundërkandidati i tij nga radhët e LSDM-së, Stevo Pendarovski, këshilltari i Branko Cervenkovskit, i cili dëshiron t’i kthejë metodat e mentorit të tij, vijoi ai. Sipas kryeministrit, Nikolla Gruevski, në rast se presidenti, Gjorgje Ivanov, kishte punuar sipas mënyrës së LSDM-së, qeveria do ta kishte shumë më rëndë në krijimin e trenit për tërheqjen e investimeve të huaja, të cilat po hapin dhe do të hapin vende të reja të punës. Me mbështetje të fuqishme pas kandidaturës se presidentit, Gjorge Ivanov. Partitë shqiptare mossuksesin e tyre mundohen ta mbulojnë me satanizim të partisë që ai e udhëheq. Shumë herë deri më tani VMRO-DPMNE ishte e satanizuar në mesin e popullatës shqiptare, se ne i urrejmë qytetarët që janë shqiptarë etnik, se jemi kundër tyre, se kemi pamundësuar të ndërtohen disa gjëra. Këtë e bënin partitë etnike shqiptare, kur duhej të arsyetonin punën e tyre të pamjaftueshme dhe premtimet e papërmbushura apo premtimet e shumta të cilat paraprakisht e dinin se nuk do të mund t’i përmbushnin”, theksoi Nikolla Gruevski nga VMRO-DPMNE.
Gruevski poashtu theksoi se Ivanov gjatë mandatit të kaluar, ka takuar kryetar, kryeministra, ministra dhe persona tjerë me ndikim, nga të cilët varet ardhmëria e Maqedonisë, përkatësisht të cilët në njëfarë forme mund të ndihmojnë në ndonjë proces të rëndësishëm për Republikën e Maqedonisë. Populli e njeh presidentin Gjorge Ivanov, e din se sa ai vlen dhe ka dhënë llogari për atë se çka është punuar, si shprehje më e madhe e respektit ndaj qytetarëve. Transparencë e qartë dhe me përgjegjësi.
Sipas Gruevskit, kundërkandidati i tij nga radhët e LSDM-së, Stevo Pendarovski, ka deklaruar vet se do ta zgjidh kontestin me emrin me dyer të mbyllura dhe se është dashur të ofrojmë vazhdimisht zgjidhje për emrin edhe atë publikisht, ashtu siç e bënte mentori i tij politik, Branko Cërvenkovski. Një president i tillë sipas Gruevskit, nuk i duhet Maqedonisë.
Ndërsa Gjorge Ivanov ishte dhe do të mbetet promotor i vlerave që i ndajmë dhe do të punojë sipas parimeve të konfirmuara, të cilët tanimë kishim mundësi t’i shohim në skenë të hapur në këto pesë vite. Poashti sipas Gruevskit, vendit nuk i duhet intrigant i ri për president, i cili do të bëjë ngatërresa dhe do të punojë pas shpinës së qytetarëve. Besoj te Gjorge Ivanov tha Gruevski, pasi sipas tij, vendit i duhet njëri që punon për unitet shtetëror dhe ai e bën atë. Për mbrojtjen e interesave vitale shtetërore, për avancimin e mirëqenies dhe jetës së të gjithë qytetarëve në Republikën e Maqedonisë.
Mbështeteni Ivanovin, sepse pozicionet dhe angazhimet e tij në politikën e jashtme, janë të qarta dhe precize të shënuara në programin e tij. Populli është ai që vendos dhe ka të drejtë të pyetet kur janë në pyetje çështjet kyçe për një shtet, tha Gruevski, sipas të cilit Ivanov angazhohet për sundimin e së drejtës dhe ndërtimin e kulturës së respektimit të ligjeve.
Te Gjorge Ivanov do të gjeni edhe njeriun që së bashku me ne punon për hapjen e vendeve të reja të punës, tha Gruevski. Ai njëherit paralajmëroi edhe një investim të ri në Strugë, përkatësisht hapjen e një fabrike gjermane për pjesë të automjeteve. Presidenti Gjorge Ivanov, gjithnjë ka pasur mirëkuptim për politikat e qeverisë dhe ai asnjëherë nuk i ka bllokuar projektet tona.
Në Sveti Nikollë foli edhe ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, e cila ka lavdëruar kandidatin e VMRO-DPMNE-së për president, Gjorge Ivanov. Ndërkaq, kandidati për president, Gjorge Ivanov, tha se zhvillimi i ekonomisë dhe anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe në NATO, do të jenë prioritet i tij për këtë mandat.
Atë që e premtova para pesë viteve, unë e realizova. Programi me të cilin dola para juve në vitin 2009, është i plotësuar. Kam realizuar edhe më shumë nga ajo që ka qenë e parashikuar. Kam punuar me përkushtim këto 5 vite. Kam pasur mbi 200 takime bilaterale me shefa të shteteve, mbi 150 takime me kryeministra, kryetarë parlamentesh dhe krye-diplomatë”, tha Ivanov. Ai përmendi qeverinë, e cila e ka përkrahur atë në çdo cep. Ju ftoj të votoni për mua, sepse janë paguar gjysmë milion euro subvencione për bujqit, kanë ardhur 2 miliard euro investime të huaja. Do të hapim vende të reja pune dhe së bashku do t’i arrijmë qëllimet tona” tha mes tjerash Ivanov.
Karvani i kandidatit presidencial të VMRO-DPMNE-së, Gjorge Ivanov, u mbajt mbrëmë në Sveti Nikollë, Çashkë, Manastir dhe Krushevë, ku poashtu u theksua angazhimi i presidentit dhe qeverisë, për ta kthyer optimizmin se mund të jenë të suksesshëm jo vetëm në kryeqendrën e vendit, por edhe në qytetet tjera të vendit. (Hamide Ibrahimi, TVM2)
