Maqedoni

Një shkupjan është lënduar pasi është sulmuar me thikë

21.06.2016 18:25

Një shkupjan është lënduar mbrëmë pasi është sulmuar me thikë dhe i janë shkaktuar lëndime në pjesën e shpinës dhe qafës...

I lënduari M.M (1977) nga fshati Sfillare e Shkupit është transferuar në Qendrën Klinike në Shkup dhe është jashtë rrezikut për jetë.
 
Incidenti ka ndodhur në orën 22:50 kur SH.I (1986) e ka sulmuar M.M i cili dyhsohet se ka qenë në lidhje dashurie me motrën e tij.
 
Policia sot njoftoi dhe SH.I dhe thika me të cilën është kryer sulmi janë gjetur. Ndërmerren masa për zbardhjen e tërësishme të ngjarjes./mia