Maqedoni
Pendarovski kërkoi mbështetje në Kavadar
27.03.2014 18:19
Ju premtoj se do të jem president i të gjithë qytetarëve, pa marrë parasysh se cilës parti i takoni...

Ju premtoj se do të jem president i të gjithë qytetarëve, pa marrë parasysh se cilës parti i takoni. Deri më tani nga pala tjetër nuk shoh fushatë presidenciale. Nga ana tjetër ka njeri që e udhëheq fushatën e presidentit të deritanishëm dhe kohë pas kohe e lejon të thotë ndonjë fjali me temën zgjedhjet presidenciale. Kështu u shpreh kandidati presidencial i LSDM-së përpara banorëve të Kavadarit.
Sipas tij, kandidati i VMRO-DPMNE-së nuk po udhëheq fushatën vetë, por atë po e bën kryeministri i deritanishëm, Nikolla Gruevski. Pendarovski me tej shtoi se ashtu siç Maqedonia nuk ka pasur për 5 vite me radhë kryetar të shtetit edhe tani nuk kemi kandidat nga partia qeveritare VMRO-DPMNE, por sipas tij Ivanov është vetëm një asistent ose ndihmës më i ri i kryeministrit Gruevski, i cili na tregon se çka do të bëjë ai. Kjo deri tani nuk ka ndodhur në Maqedoni, theksoi kandidati presidencial i LSDM-së, Stevo Pendarovski, përpara simpatizantëve të tij në qytetin e Kavadarit.
“Ne kemi 5 shtete fqinjë dhe me asnjërin nuk kemi marrëdhënie të mira. Nëse nuk kemi marrëdhënie të mira me Greqinë, mund të kuptoj këtë fakt se kërkesat e tyre janë ekstreme, radikale sa i përket palcës së bërthamës të kombit maqedonas. Mund të them se kemi probleme edhe me Bullgarinë , siç kemi 3 vitet e fundit. Nëse nuk kemi marrëdhënie të mira me asnjërin nga 5 vendet fqinjë, atëherë parashtrohet logjikisht pyetja, a thua mos është faji këtu tek ne”, u shpreh kandidati presidencial i LSDM-së, Stevo Pendarovski.
Nëse votoni për mua, do të jem kryetar i të gjithë qytetarëve. Fuqia është te qytetarët e Maqedonisë, shteti ynë meriton të jemi bashkë dhe jo të ndarë, kështu u shpreh kandidati për kryetar i Maqedonisë nga radhët e LSDM-së, Stevo Pendarovski, gjatë tubimit në qytetin Kavadar.
Ai para të pranishmëve theksoi se Maqedonia nuk gjendet në asnjë hartë, për sa u përket integrimeve. Për Pendarovskin prioritet akoma mbetet integrimi euroatlantik i vendit, përkatësisht integrimi i Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Sipas i tij, me rendësi janë qytetarët, ndërsa politika e ndarjes është më se e dëmshme për shtetin. T’i vihet fund pozitës së deritanishme të presidentit, i cili vetëm e zbaton agjendën e qeverisë, duke mos pasur qëndrim të vetin. Kështu porositi kandidati presidencial i LSDM-së, Stevo Pendarovski.
Kemi kaluar një rajon të madh dhe imazhin që e pamë është dështues, tha Pendarovski në tubimin në Kavadar. Ai gjithashtu theksoi se nëse do të përkrahej nga Nikolla Gruevski, atëherë ai do të dorëhiqej nga gara për president. (Rejhane Bushi-Metaj, TVM2)
