Maqedoni
Katërmbëdhjetë aksidente dje në Shkup, lëndohen 10 persona
22.06.2016 10:38
Një këmbësor është lënduar rëndë, ndërsa edhe nëntë persona më lehtë janë lënduar në gjashtë nga gjithsej 14 aksidente...

Një këmbësor është lënduar rëndë, ndërsa edhe nëntë persona më lehtë janë lënduar në gjashtë nga gjithsej 14 aksidente trafiku gjatë natës së kaluar në Shkup. Tetë aksidentet e tjera janë me pasojë dëme materiale.
Gjatë kontrolleve të realizuara nga ana e policisë së trafikut janë ndërmarrë masa ndaj 19 shoferëve të cilët e kanë drejtuar automjetin me shpejtësi më të madhe seç lejohet, dy të cilët kanë drejtuar automjetit nën ndikim të alkoolit, tre kanë kaluar në dritë të kuqe, pesë kanë folur në celular, ndërsa tre këmbësorë kanë kryer kundërvajtje të ndryshme.
Me ndihmën e automjetit special janë larguar 59 automjete.
Në kuadër të projektit "Kulturë trafiku për fëmijët në institucionet parashkollore" sot Sektori për parandalim pranë SPB Shkup do të realizojë punëtori edukative në kopshtin "Prolet" objekti "Sonçogledi" në komunën Karposh./mia
