Botë
I nxehtë ekstrem në ShBA, zjarret në Kaliforni rrezikojnë të bashkohen
22.06.2016 11:19
Vala e të nxehtit, që ka përfshirë rajonet jugperëndimore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka marrë një tjetër jetë...

Në Arizonës ka vdekur edhe një 33 vjeçar, duke u bërë kështu personi i katërti, që ndërron jetë nga i nxehti ekstrem. I nxehti i madh po ushqen zjarret në jug të Kalifornisë, ku termometri shënoi temperatura rekord.
Dy zjarre të rënë në verilindje të Los Angelesit rrezikojnë që të bashkohen, duke alarmuar autoritetet amerikane. Këta të fundit, u detyruan që të evakuojnë më shumë se 800 shtëpi, për të evituar çdo incident të mundshëm dhe për të ruajtur jetët e qytetarëve.
Përhapja e zjarrit është ndihmuar nga erërat e forta. Më shumë se 600 zjarrfikës janë vendosur në vendin e ngjarjes për të shuar flakët, por për shkak të relievit, operacioni ka qenë mjaft i vështirë.
Në këtë aksion masiv janë angazhuar edhe mjetet ajrore për të përshpejtuar procesin. Fatmirësisht deri më tani nuk ka patur të lënduar ose viktima, por zyrtarët raportojnë se dëmet mbi ekosistemin janë të konsiderueshme.
Nga zjarret në Shtetet e Bashkuara nuk është prekur vetëm Kalifornia, por edhe një sërë shtetesh të tjera si Utah, Nev Mexico, Arizona, etj. Ndërhyrja e autoriteteve ka qenë e menjëhershme por për shkak të relievit dhe faktorëve që ndikojnë në përhapjen e zjarrit, shuarja e flakëve ka qenë mjaft e vështirë.
BELINDA KOKA-ADEMI
