Botë

Vazhdojnë sanksionet e SHBA-së për ekstremistët nga Ballkani Perëndimor

22.06.2016 11:40

Presidenti amerikan Barak Obama i vazhdoi edhe për një vit sanksionet kundër personave që e rrezikojnë stabilitetin...

Presidenti amerikan Barak Obama i vazhdoi edhe për një vit sanksionet kundër personave që e rrezikojnë stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, lajmëron TASS.
 
Shtëpia e Bardhë kumtoi se vendimi ka të bëjë me personat të cilët marrin pjesë ose në mënyrë financiare ose në ndonjë mënyrë tjetër e mbështesin ekstremizmin në Maqedoni, Bosnjë e Hercegovinë dhe Kosovë dhe krijojnë pengesa për zbatimin e Marrëveshjes paqësore të Dejtonit në Bosnjë e Hercegovinë dhe të Rezolutës 1244 në Këshillin e Sigurimit të KB-ve për Kosovë.
 
Në kumtesën e nënshkruar nga Obama, thuhet, se këta persona me aktivitetet e tyre prishin paqen dhe orvatjet ndërkombëtare për stabilizimin e gjendjes në Ballkanin Perëndimor dhe vazhdojnë të paraqesin kërcënim të madh për sigurinë kombëtare dhe për politikën e jashtme të SHBA-së.
 
Sanksionet amerikane kundër personave fizikë të përfshirë në aktivitetet ekstremiste në vendet nga Ballkani Perëndimor u vendosën me dekretin presidencial në vitin 2001 dhe u plotësuan në vitin 2003.
 
Me këtë u ndalohet qytetarëve amerikanë të lidhin marrëveshje biznesi me ata persona ose tu dërgojnë të holla./mia