Botë

Indi, të paktën 79 viktima nga vetëtimat

22.06.2016 12:07

Të paktën 79 persona kanë mbetur të vdekur nga vetëtimat në shtetet indiane të Biharit, Jarkhandit dhe Madra Pradeshit...

Shumica e tyre ndërruan jetë teksa u goditën nga fenomeni natyror, teksa punonin nëpër ferma, në një kohë me reshje tepër të dendura shiu. 
 
“Sapo filloi shiu, ne menjëherë shkuam në strehimore. Nuk kemi ide nga erdhën vetëtimat. Gjysma prej nesh vetëm në spital kur erdhëm në vete, e kuptuam se çfarë na kishte ndodhur”,- deklaroi i lënduari, Sohan Lal.
 
“Ne shkuam për të prerë dru dhe nuk kishte asnjë shenjë se do binte shi. Reshjet filluan papritmas me shumë vetëtima. Rrufeja goditi mikun tim dhe e rrëzoi përtokë. Ai vdiq në vend, në sy të fëmijëve të tij. Nuk bëmë dot asgjë për ta ndihmuar”,- tha dëshmitari okular, Gaurav Kumar.
 
Vetëtimat janë të zakonshme në Indi gjatë shirave të dendura muson. Në Bihar, viktimat janë shënuar në Nalanda, Aurangabad, Rohtas, Purnea, Munger, Gaya, Saharsa, Bhagalpur, Banka dhe Kaimur.
 
Të paktën 2.000 persona humbasin jetën nga vetëtimat në Indi thuajse çdo vit që prej 2005-ës. Gjatë sezonit të musonëve, India shënon rreth 80% të reshjeve në total, e kjo regjistrohet pikërisht mes muajve qershor-shtator.
 
BELINDA KOKA-ADEMI