Botë
Zjarri i madh pyjor në Qipro kryesisht nën kontroll
22.06.2016 12:38
Autoritetet e Qipros shpresojnë se sot do të shuhet njëra nga zjarret më të mëdha pyjore në ishull...

Autoritetet e Qipros shpresojnë se sot do të shuhet njëra nga zjarret më të mëdha pyjore në ishull, pasi zjarri është vendosur nën kontroll në disa fronte.
Zëdhënësi i Ministrisë qipriote për Pylltari Andreas Kristu deklaroi se era i vështirëson orvatjet e zjarrfikësve për shuarjen e zjarrit.
Në shuarjen e zjarrit, që shpërtheu të dielën, marrin pjesë 20 "Kanader" nga Qipro, Franca, Greqia, Italia, Izraeli dhe Britania e Madhe.
Zjarri shkatërroi mbi 15 kilometra katrorë të pyllit të vjetër 150 vjet të vjetër të pishave. Në ballafaqimin me stuhinë e zjarrit humbën jetën dy zjarrfikës./mia
