Junker: largimi i Britanisë nga BE është “një akt i vetëdëmtimit”
Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ia ka tërhequr vërejtjen Britanisë se votimi për largim nga Bashkimi Evropian...

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ia ka tërhequr vërejtjen Britanisë se votimi për largim nga Bashkimi Evropian do të jetë “një akt i vetëdëmtimit”, që do t’i rrezikojë përfitimet reciproke në disa dekada.
Këtë thirrje emocionale për votuesit britanikë, Juncker e ka bërë para referendumit të nesërm, në të cilin vendoset se a do të mbetet Mbretëria e Bashkuar në BE apo jo.
“Ta ktheni shpinën ndaj fqinjëve tuaj dhe të tërhiqeni në izolim është kundër çdo gjëje që Evropa dhe Britania të qëndrojnë”,- tha Juncker në një tubim biznesor mbrëmë në Athinë.“Largimi do të thotë vetëdëmtim”,- u shpreh Juncker.
