Maqedoni
ShGM: Shaqiri po mbron propaganduesit e pushtetit
22.06.2016 14:40
Ankesat e ShGM-së për përndjekje penale ndaj gazetarit, Milenko Nedellkovski, janë refuzuar edhe nga Prokuroria e Lartë Publike...

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë dënon aktin e këtillë të prokurorit, Aziz Shaqiri, sipas të cilës prokurori Shaqiri në vend që të miratojë vendime të qëndrueshme, përpiqet të mbrojë propagandistët e pushtetit.
“Ftojmë Shoqatën e prokurorëve të dënojë këtë sjellje skandaloze të Shaqirit, ndërsa Këshilli i prokurorëve të vlerësojë punën e tij. Vendimin do ta dorëzojmë tek të gjitha ambasadat në Shkup, për të parë diplomatët se në çfarë derexhe e kanë sjellë Prokurorinë e Lartë në Shkup. Po ashtu vendimin do ta dorëzojmë edhe në Fakultetin Juridik në Shkup për t’u shërbyer profesorëve se si nuk duhet të sillet një prokuror”,- deklaroi kryetari i ShGM-së, Naser Selmani.
Milenko Nedellkovski nga dhjetori i vitit të kaluar në mënyrë eksplicite gazetarëve: Jadranka Kostova, Branko Gerovski, Borjan Jovanovski, Aco Kabramov dhe Sasho Ordanovski u kërcënohet me linç dhe mbulim me pllakë betoni, ndërsa ka përdorur edhe fjali si “shiptarska snaa”, mirëpo Prokuroria e Lartë Publike komentet e Nedellkovskit i ka cilësuar vetëm si qëndrime personale.
ERSAN PAJAZITI
