Botë
Libi, shpërthim në një depo municionesh, 30 të vdekur
22.06.2016 14:51
Të paktën 30 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi në një depo municionesh...

Të paktën 30 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi në një depo municionesh në qytetin perëndimor libian, Garabulli.
Depoja ndodhej në një kamp të kontrolluar nga milicia e armatosur nga qyteti i Misratës, por grupi ishte larguar prej saj pas përplasjeve që kanë pasur me rezidentët.
Shpërthimi ndodhi në momentin kur qytetarë të ndryshëm hynë në kamp, e megjithatë shkaku i tij ende nuk dihet me saktësi.
“Numri i viktimave do të vijë në rritje, teksa po përpiqemi të bëjmë të pamundurën, që t’i transferojmë ata drejt spitaleve më të afërta. Rreth 30 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur”,- deklaroi zyrtari lokal, Mohamed Assayed.
Ndërkaq, një banor i zonës thotë se përplasjet mes grupit të milicisë dhe qytetarëve të tjerë nisën pasi një anëtar i tyre refuzoi të paguante mallin që kishte blerë në një dyqan të zonës.
BELINDA KOKA-ADEMI
