Maqedoni

Popovski u prezantua në Kërçovë

27.03.2014 18:34

Opsioni Qytetar për Maqedoninë, mbrëmë është ndalur përpara qytetarëve të Kërçovës me rrethinë...

Opsioni Qytetar për Maqedoninë, mbrëmë është ndalur përpara qytetarëve të Kërçovës me rrethinë. 
 
Kam takuar qytetar nga bashkësi të ndryshme etnike dhe jam krenar, sepse të gjithë kanë besim për ardhmërinë, ndërsa ne kemi shpresë për të dalë nga ky qorr-sokak, është shprehur përpara të pranishmëve kandidati presidencial i kësaj partie, Zoran Popovski.
 
“Pas nesh qëndrojnë të gjitha bashkësitë etnike, të cilat kanë treguar se në Maqedoni mund të promovojmë bashkësi, mund të promovojmë vlera të përbashkëta. Unë jam njëri pa paragjykime dhe do të jem kryetar për të gjithë qytetarët që jetojnë këtu,  pa marrë parasysh se cilit etnitet i takon, do të luftoj që të zgjidhin problemet e tyre. Duhet të krijojmë kushte që të jetojmë të gjithë këtu së bashku, pa asnjë dallim. Për atë them se vota për mua është votë për të ardhmen  dhe për më të mirën e Maqedonisë”, deklaroi nga Opsioni Qytetar për Maqedoninë, Zoran Popovski.
 
Stevçe Jakimovski, kryetar i Opsionit Qytetar për Maqedoninë, tha përpara simpatizantëve se ai nuk kërkon ndarje të qytetarëve në kategori, por bashkim të tyre. Ai tha se do të luftojë për afarizëm, do t’i ulë dënimet deri në 80%, si dhe do të mundësojë hapjen e punësimeve të reja. 
 
Fjalim në Kërçovë pati edhe nënkryetarja e kësaj partie, Farije Mehmeti,  e cila tha se kjo parti ka thyer akullin dhe ka formuar parti multietnike qytetare dhe ka për synim zgjidhjen e problemeve të të gjithë qytetarëve, pa dallim kombësie, besimi fetar dhe diversiteti kulturor. 
 
Opsioni Qytetar për Maqedoninë, ka realizuar takim edhe me qytetarët e rrethinës së Kërçovës dhe ka prezantuar edhe para tyre platformën e kandidatit Zoran Popovski  për zgjedhjet presidenciale të prillit. (Nermin Mulaki-Fejzullahu, TVM2)