Maqedoni
Trajanov takon Plump, propozon formimin e qeverisë së ekspertëve
22.06.2016 15:07
Formimi i qeverisë së ekspertëve, e cila do të realizonte zgjedhje në një periudhë sa më të afërt...
Formimi i qeverisë së ekspertëve, e cila do të realizonte zgjedhje në një periudhë sa më të afërt, do të nxirrte vendin nga kriza dhe zhbllokonte proceset eurointegruese.
Është ky qëndrimi i Lidhjes Demokratike prezantuar ambasadorit holandez, Vouter Plomp. Kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov, gjatë takimit ka thënë se detyrat e qeverisë së ekspertëve të jenë reformat në më shumë fusha si dhe depolitizimi i institucioneve.
“Unë prezantova qëndrimin e Lidhjes Demokratike që sa më shpejtë të jetë e mundur të formohet qeveri reformuese apo ekspertësh me mandat për të realizuar reforma në disa fusha. Ne angazhohemi që të ketë reforma në gjyqësor, në sistemin e sigurisë. Kuptohet, kyçe janë edhe reformat në media si dhe pastrimi i listës zgjedhore, por sa më shpejtë të jetë e mundur që të realizohen reforma që do të siguronin parakushte bazë për organizmin e zgjedhjeve fer dhe demokratike”,- deklaroi kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov.
Ambasadori i Holandës, Vouter Plomp, ka shprehur interesim për të gjitha çështjet nëpër të cilat po ecën Maqedonia.
Trajanov ka kërkuar që në qeverinë e ekspertëve të përfshihen të gjitha partitë dhe sektori civil.
Bashkëpunimi me Prokurorinë Speciale si dhe formimi i një reparti special në Gjykatën Penale të Shkupit janë gjithashtu angazhimet e Lidhjes Demokratike dhe koalicionit parazgjedhor “Ndryshime dhe drejtësi”, në të cilën bën pjesë edhe partia e Trajanov.
MERAL ISMAILI
