Maqedoni
Personat me autizëm, hapet Qendra për terapi me censorë
22.06.2016 15:34
Hapet Qendra për terapi me censor për personat me spektër autik të çrregullimeve, Shoqata "Në botën time"...

Qendra është hapur nën mbështetje të zonjës së parë, Maja Ivanova, dhe me ndihmë financiare të Ambasadës së Bullgarisë në Maqedoni.
“Qëllimi ynë është që të ofrojmë trajtime dhe terapi më moderne për fëmijët me autizëm në Maqedoni. Të gjithë së bashku duhet sa më shumë të ju ndihmojmë personave të kategorive të ndryshme në shoqërinë tonë”, tha Maja Ivanova.
“E gjithë kjo bëhet për fëmijët me autizëm dhe kjo nuk është sëmundje, por një gjendje në të cilën ne duhet të ju ndihmojmë që të jetojnë së bashku me fëmijët e tjerë, te rriten dhe të kontribuojnë për zhvillimin e vendit”,- tha ambasadori i Bulgarisë në Maqedoni, Petko Ivanov.
Sipas Maja Ivanovës, hapja e qendrës është një shembull i suksesshëm për një bashkëpunim konstruktiv midis sektorit civil dhe institucioneve shtetërore.
REJHANE BUSHI-METAJ
