Maqedoni

“Lista e zezë” e ShBA-ve, nuk ka ndryshime për Maqedoninë

22.06.2016 17:23

Uashingtoni ka përditësuar dje “listën e zezë” të zyrtarëve të vendeve të Ballkanit që ju ndalohet hyrja në ShBA...

Nuk ka ndryshime për Maqedoninë. Në listë vazhdojnë të mbeten njëmbëdhjetë emrat e njëjtë.

Për Departamentin e kontrollit të pronave të huaja në Ministrinë e Financave në ShBA ende janë kontestues: Menduh Thaçi, Xhevat Ademi, Ljube Boshkovski, Kastriot Haxhirexha, Nuri Bexheti, Nevzat Halili, Xhavit Hasani, Xhemail Huseini, Daut Rexhepi, Xhezair Shaqiri, dhe Gafur Adili.

Në një njoftim për shtyp të nënshkruar nga presidenti i ShBA-ve thuhet se personat në listë paraqesin kërcënim për sigurinë dhe politikën ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara.

"Sanksionet për personat që janë në "listën e zezë" nënkuptojnë ndalim të hyrjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ngrirje të pasurisë të atyre individëve ose organizatave në bankat amerikane.

Gjithashtu qytetarëve dhe kompanive amerikane u ndalohet të kenë kontakte biznesi me persona apo organizata që janë pjesë e "listës së zezë”.