Maqedoni

Apeli pranon ankesën e Talevskit, pritet mendimi i Prokurorisë Speciale

22.06.2016 17:31

Gjykata e Apelit ka pranuar ankesën e kreut të Manstirit për heqjen e masës së paraburgimit të caktuar javën e kaluar nga Gjykata Penale e Shkupit...

"Lënda është pranuar dhe dorëzuar në Prokurorinë Speciale Publike për të dhënë mendim lidhur me vendimin e Këshillit Penal në Gjykatën Themelore të Shkupit dhe ankesës së dorëzuar nga i dyshuari përmes avokatit të tij",- konfirmojnë nga Gjykata e Apelit Shkup.

Sipas dispozitave ligjore, Prokuroria Speciale ka 48 orë në dispozicion që të dërgojë mendim në Gjykatën e Apelit.

Specialja fillimisht kërkoi paraburgim për kreun e Manastirit, por Gjykata Penale e ndryshoi vendimin në burgim shtëpiak.

Talevski bashkë me 22 persona të tjerë është i dyshuari i Speciales për lëndën “Transportuesi”.

Ata akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare në lidhje me transportin e nxënësve në Manastir, duke dëmtuar buxhetin e shtetit për 360 mijë euro.