Lista zgjedhore, nesër takim i grupeve të punës në KShZ
Derisa partitë politike nuk takohen as në nivele më të ulëta, grupi punues i KShZ-së duket se nesër do të mbajë takimin e parë prej kur u anuluan zgjedhjet...

Nëse arrin të mblidhet nesër, ky takim do të thoshte riaktivizim të punës së këtij grupi që ka si qëllim të vetëm pastrimin shtesë të listës zgjedhore.
Në këtë grup, përveç anëtarëve të KShZ-së ka edhe përfaqësues të VMRO-DPMNE-së, LSDM-së, BDI-së dhe PDSh-së, si dhe përfaqësues të OSBE-së, Bashkimit Evropian dhe ShBA-ve.
Gjithashtu pjesë e grupeve të punës janë edhe përfaqësues të të gjitha institucioneve përgjegjëse për përditësimin e rregullt të listës zgjedhore, MPB, Drejtoria për evidencë amë, Enti shtetëror dhe të tjerë.
Të gjithë së bashku, siç thonë nga KShZ, do t’a akordojnë konceptin e ri për kontroll të listës zgjedhore.
