Maqedoni

Jeta e vështirë e Lulzimit ose ““Lulit të vocërr”

27.03.2014 19:00

Lulzimi është fytyrë mjaft e njohur në kryeqendër, pasi shet çokollata dhe me paratë e fituara ushqen familjen...

Lulzimi është fytyrë mjaft e njohur në kryeqendër, pasi shet çokollata dhe me paratë e fituara ushqen familjen. 
 
                                                             
 
Ai njihet me nofkën “Luli” dhe jeta e tij është e ngjashme me të Migjenit. Ai dallohet nga shokët jo vetëm për nga veshja, por edhe nga të jetuarit e fëmijërisë, ai pas orëve të mësimit vijon punën, duke punuar madje deri në orën 11 të natës.
 
Babai Xhemali, e pranon se jetojnë me paratë e fituara nga Luli dhe justifikohet se edhe pse me orë të tëra pret pranë tregut të Bitpazarit, për të ndihmuar shitësit dhe të fitojë ndonjë denarë, sërish kthehet i dëshpëruar në shtëpi. 
 
“Prej në ora 7 në mëngjes kam dalë, jam duke pritur 10 orë dhe nuk kam punuar, gjithë java ashtu më ka kaluar, vi-shkoj në shtëpi nuk e nxjerr asnjë denarë”, u shpreh Xhemail Bilalli.
 
                                                             
 
Përcjelljen e djalit më të vogël 6 vjeçar, Lulit, për në  punë, e përjeton më rëndë nëna, ajo me lot në sy flet për dhimbjen që ndjen.
 
“Kur i shikoj fëmijët në mahallë duke luajtur, ky del të shesë, çka të bëj edhe unë kam dëshirë të kemi një shtëpi dhe të luan me shokët e tjerë, i vogël del, të katër fëmijët kanë dalë të shesin, ky ishte më i vogël, kishte 3 vjet 4, nuk e nxirrja se ishte i vogël, po dilte çika, tash çikën nuk e nxjerr, e nxjerrë këtë, gati 1 vit që shet”, tha Mexhide Bilalli.
 
                                                             
 
Në pamundësi të prindërve për të gjetur punë, fëmijët edhe pse të vegjël, përmes kësaj alternative mundohen të sigurojnë ekzistencën e familjes. (Rina Turkeshi, TVM2)