Halili takon ambasadorin Beleli, Halili: Zbatimi i MO-së, kusht për krijimin e mirëbesimit
Integrimi në NATO dhe BE mbetet prioritet i Maqedonisë dhe në këtë drejtim Qeveria e Maqedonisë duhet t'i përmbush të gjitha obligimet nga Raporti i PRIBE-së...

Integrimi në NATO dhe BE mbetet prioritet i Maqedonisë dhe në këtë drejtim Qeveria e Maqedonisë duhet t'i përmbush të gjitha obligimet nga Raporti i PRIBE-së si dhe të zbatojë planin aksional të Qeverisë për reformat urgjente dhe dialogut të nivelit të lartë me Komisionin Evropian.
Kështu ka deklaruar zëvendëskryeministri, Festim Halili, në takimin me ambasadorin italian, Massimino Beleli.
Ambasadori italian potencoi se Italia si shtet dëshiron ta shohë Maqedoninë si anëtare në BE dhe anëtare në NATO.
Sipas tij, Maqedonia ka nevojë për një përkrahje me qëllim që të krijohet një stabilitet i mirë ekonomik dhe politik.
Ai ofroi ndihmë për shkëmbimin e përvojave në lidhje me përdorimin e gjuhës dhe për të drejtat e bashkësive më të vogla etnike.
Halili potencoi me këtë rast se zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kusht për krijimin e mirëbesimit ndërmjet etniteteve dhe njëkohësisht hap rrugën drejt integrimit euroatlantik.
