Botë
Emigrantët, BE arrin marrëveshjen për kontrollin e kufijve
22.06.2016 20:03
Këshilli i Europës, Parlamenti Europian dhe Komisioni kanë arritur një marrëveshje mbi tekstin që rregullon agjencinë e re të Rojës Kufitare dhe asaj Bregdetare të BE-së...

Marrëveshja është në të njëjtën linjë me kërkesën e liderëve të 28 vendeve për të përmbyllur negociatat mbi këtë çështje përpara përfundimit të presidencës së radhës, që kryesohet nga Holanda.
Roja Kufitare dhe ajo Bregdetare e Unionit do të jenë operative duke filluar nga kjo verë, ka deklaruar Margaritis Schinas, zëdhënës i Komisionit Europian, që e ka cilësuar si “zhvillim pozitiv” faktin që marrëveshja është arritur në vetëm 6 muaj.
Projekti i ri pritet që të japë efekte pozitive për frenimin e fluksit të klandestinëve nga vendet e Afrikës dhe Lindjes së Mesme të përfshira nga lufta./Top Channel
