Kërçova sot pa ujë, intervenohet në gypin kryesor të ujësjellësit
Sot, që nga orët e hershme të mëngjesit, është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm në qytetin e Kërçovës...

NP “Komunalec” i ka informuar konsumatorët se furnizimi do të ndërpritet deri në orët e mbrëmjes, për shkak të intervenimit në gypin kryesor të ujësjellësit që vjen nga depozita e furnizimit për qytetin e Kërçovës.
Gypi tejet i vjetërsuar i ujësjellësit në këtë pjesë të qytetit ka shkaktuar probleme në vazhdimësi, prandaj zëvendësimi i tij do të evitojë problemet e furnizimit për banorët e Kërçovës.
Drejtori i NP “Komunalec”, Zenel Jonuzi, thotë se ky intervenim ka qenë i domosdoshëm, pasi që në këtë pjesë të rrjetit shpeshherë janë paraqitur probleme.
“Punët ndërtimore do të përfundojnë sot dhe me vendosjen e gypit të ri do të shmangen problemet që na kanë përcjellë deri më tani”,- potencoi drejtori Jonuzi.
“Ky intervenim do të rrisë edhe efikasitetin e furnizimit me ujë të pijshëm, sidomos gjatë muajve të verës, sepse pikërisht në këtë periudhë të vitit edhe kërkesat e konsumatorëve janë më të mëdha, duke pasur parasysh edhe kthimin e mërgimtarëve tanë në vendlindje”,- thotë ndër të tjera drejtori, Zenel Jonuzi.
SHABAN DALIPI
