Maqedoni
Spërkatja e tretë kundër mushkonjave gjatë fundjavës në Shkup
23.06.2016 12:28
Në territorin e Shkupit të shtunën dhe të dielën nga ora 5:00 deri në orën 10:00 do të zbatohet spërkatja e tretë...

Në territorin e Shkupit të shtunën dhe të dielën nga ora 5:00 deri në orën 10:00 do të zbatohet spërkatja e tretë me aeroplan kundër mushkonjave, kumtoi sot Qyteti i Shkupit.
Dezinfektimi terestik kundër mushkonjave në Shkup, megjithatë, do të kryhet nga e diela deri të enjten, nga ora 23.00 deri në orën 4:00.
Përderisa për shkak të kushteve të moti nuk kryhet dezinfektimi me aeroplan, ai do të kryhet ditën e parë vijuese kur do të jenë të volitshme kushtet e motit, në terminin e njëjtë, ndërsa në pajtim me këtë do të kryhet edhe dezinfektim terestik.
Nga Qyteti i Shkupit apelojnë që bletarët në kohë të marrin masa për mbrojtje të bletëve./mia
