Maqedoni

Gjashtëmbëdhjetë aksidente dje në Shkup, lëndohen gjashtë persona

23.06.2016 12:33

Gjashtë persona janë lënduar më lehtë në pesë nga 16 aksidentet e regjistruara në trafik gjatë natës së kaluar në Shkup...

Njëmbëdhjetë aksidente janë me pasojë dëme materiale.
 
Siç informoi Dragan Veljanoski, inspektor i pavarur pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, policia e trafikut ka sanksionuar 28 shoferë të cilët nuk i kanë respektuar kufizimet e shpejtësisë së lëvizjes, katër kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, ndërsa gjashtë shoferë kanë drejtuar automjetin pa rrip ose kanë përdorur celular.
 
Tre këmbësorë, madje, kanë kaluar jashtë vendkalimit të shënuar për këmbësorë, ose madje kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit për këmbësorë, ndërsa janë sanksionuar edhe tre shoferë të cilët gjatë drejtimit të biçikletës me motor, moped dhe motoçikletës nuk kanë mbajtur helmetë mbrojtëse.
 
Me ndihmën e automjetit special gjatë ditës së kaluar janë larguar 58 automjete.
 
Sektori për parandalim pranë SPB Shkup, sonte me fillim në orën 19 në hapësirat e stacionit policor Gazi Babë do të mbajë mësim për aksidentin për qytetarë pjesëmarrës në komunikacion të cilët kanë bërë kundërvajtje sipas të gjitha bazave në cilësinë e këmbësorëve.
 
Në kuadër të projektit "Kulturë trafiku për fëmijët në institucionet parashkollore" do të mbahen punëtori edukative në kopshtin "Orce Nikollov" - "Matiçen objekt" në komunën Karposh./mia