Maqedoni
Disa fshatra dhe lagje të Shkupit nesër pa energji elektrike
23.06.2016 12:37
Konsumatorët nga fshati Marino, të vendosur në rrugët numër "508", "510", "536", "527" nesër prej orës 11:30 deri në orën 15:00...

Konsumatorët nga fshati Marino, të vendosur në rrugët numër "508", "510", "536", "527" nesër prej orës 11:30 deri në orën 15:00 do të mbesin pa furnizim me energji elektrike. Nga ora 08:30 deri në orën 12:30 pa energji elektrike do të jenë edhe konsumatorët nga rruga "531" në fshatin e njëjtë.
Në periudhën nga ora 09:00 deri në orën 13:00 pa furnizim me energji elektrike do të jenë edhe konsumatorët nga rruga "4 Korriku" nga numri 51 deri te numri 81 në komunën Gjorçe Petroiv, si dhe shfrytëzuesit nga rrugët "Hrisitijan Todorovski Karposh", "Ordan Çopela", pjesë nga rruga "Cvetan Dimov" dhe objektet e ndërmarrjes së Komunales dhe Ujësjellësit në komunën e Çairit.
Prej orës 08:00 deri në orën 10:00 pa energji elektrike do të jetë edhe një pjesë nga fshati Studeniçan në afërsi të marketit Princ, prej orës 09:00 deri në orën 11:00 një pjesë e konsumatorëve nga rruga "4" në fshatin Bardovc, prej orës 09:00 deri në orën 14:00 konsumatorët nga rruga "Kosta Shahov" në komunën Qendër ndërsa prej orës 06:00 deri në orën 07:30 konsumatorët nga fshatrat Orashje, Grapçan, Ravoiq, Gërçec, Shishovë, Dvorcë, Krushopek, Panipçar, Vele Pole, Bukoviq,. Gllumovë, Lubin dhe Matka e Epërme dhe e Poshtme, Raçja, Seminishti, Radusha, Llaskarca, Kuçkova, Kondova, Bojana dhe Arnaqija, ndërsa nga ora 09:00 deri në orën 15:00 konsumatorët nga rrugët "Drinska" "Uashingtonska", "Jeta e re" dhe "Viniçka" në komunën e Shuto Orizarit.
Siç informon Qendra rajonale për menaxhim me kriza e qytetit të Shkupit, shkak për ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike është kryerja e intervenimeve teknike në rrjetin elektrik nga ana e ekipeve të EVN Maqedoni SHA./mia
