Botë

Erdogan: Turqia mund të organizojë referendum për anëtarësim në BE

23.06.2016 12:43

Turqia mund të organizojë referendum lidhur me çështjen nëse do ta vazhdojë procesin negociues për anëtarësim në BE...

Turqia mund të organizojë referendum lidhur me çështjen nëse do ta vazhdojë procesin negociues për anëtarësim në BE, deklaroi presidenti turk Rexhep Taip Erdogan.
 
"BE-ja nuk diskriminon. BE-ja zyrtarisht na e dha fjalën që në vitin 1963, por procesi u ngadalësua. Nëse BE-ja heq dorë nga tema për terrorizmin (kërkesa e Brukselit për ndryshimin e ligjit antiterrorist turk), ne lehtë do t'ua sqarojmë situatën popullit. Dhe do ta pyesim kombin nëse duhet të vazhdojnë negociatat për hyrje në BE ose jo", theksoi Erdogan.
 
Sipas Erdoganit, BE-ja nuk dëshiron ta pranojë Turqinë, sepse vendi është me shumicë myslimane, që paraqet diskriminim.
 
Presidenti turk gjithashtu theksoi se liderët e BE-së  duhet "të mendojnë çfarë do të bëjnë nëse Turqia i hap kufijtë dhe i lëshon refugjatët të nisen drejtë Evropës".
 
"Ne do të mbijetojmë edhe pa heqjen e vizave, si edhe deri tani. Do të munden megjithatë vendet evropiane ta pranojnë me gjakftohtësinë e njëjtë situatën, kur do të prishen ëndërrta e miliona refugjatëve, jeta e të cilëve është e lidhur me marrëveshjen për riatdhesim dhe mundësit që i paraqet", pyeti Erdogan.
 
Marrëveshja për riatdhesim është aspekt kyç i liberalizimit të vizave dhe mundet gjithashtu ta bëjë më efikase luftën e përbashkët të Turqisë dhe BE-s.ë kundër migrimit joligjor dhe terrorizmit.
 
Paraprakisht, siç njoftoi TASS, Erdogani deklaroi se nëse nuk arrijnë sukses negociatat për heqjen e vizave për Turqinë për udhëtim në BE, marrëveshja për ndërprerjen e fluksit të refugjatëve nuk do të pranohet në Parlamentin turk./mia