Maqedoni
BDI vazhdon me moton “Jo president të njëanshëm”
27.03.2014 18:07
“BDI nuk kërkon hisen e dikujt, por kërkon hisen e shqiptarëve që i takon shekuj me radhë. Presidenti i shtetit nuk mund të zgjidhet vetëm nga një popull, por ai duhet zgjedhur dhe nga etnitetet tjera”, tha kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, në vazhdim të fushatës me moton “Jo presidentit të njëanshëm”.
Ahmeti u bëri thirrje shqiptarëve që të mos votojnë kandidatët për president aktual, sepse ata nuk e përfaqësojnë zërin e shqiptarëve.

“Nuk do bëjmë asnjë zmbrapsje deri në realizimit të plotë. Shteti nuk është dedikuar vetëm për njërën palë, përkundrazi, unë po të isha në vend të tyre me kënaqësi do e prisja një ide të tillë, sepse të garosh dhe të drejtosh me funksione të larta të shtetit, është përgjegjësi dhe a ka më mirë për Maqedoninë dhe ardhmërinë e Maqedonisë që edhe shqiptarët të marrin përgjegjësinë dhe drejtimin e institucioneve të larta të shtetit, siç janë president, kryeministër, kryetar parlamenti”, deklaroi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Në tubimin e BDI-së në Dibër, fjalim mbajtën edhe funksionarë të tjerë të lartë të BDI-së, si: Gëzim Ostreni, Musa Xhaferi, kryetari i komunës së Dibrës Ruzhdi Lata dhe Argëtim Fida. (Rexhep Qamili, TVM2)