Maqedoni
Ministri Kuçi në Gjenevë në mbledhjen e pestë të ministrave të tregtisë të vendeve në zhvillim pa dalje në det
23.06.2016 15:02
Ministri i Ekonomisë, Driton Kuçi, sot dhe nesër do të qëndrojë në Gjenevë të Zvicrës...
Ministri i Ekonomisë, Driton Kuçi, sot dhe nesër do të qëndrojë në Gjenevë të Zvicrës, ku po merr pjesë në takimin e pestë të ministrave të tregtisë të vendeve në zhvillim e që nuk kanë dalje në det.
Kjo ngjarje është organizuar me rastin e Marrëveshjes së re për lehtësimin e tregtisë në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT), ku organizatat ndërkombëtare do të ofrojnë një koncept të bashkëpunimit me këto vende në bazë të statusit të tyre të ratifikimit të Konventës dhe kategoritë e identifikuara për të përmbushur kushtet për zbatimin e tij.
Maqedonia ka përfunduar procesin e ratifikimit dhe ka depozituar instrumentin në Organizatën Botërore të Tregtisë për pranimin e marrëveshjes së 19 tetorit 2015, e cila u bë vendi i 50-të që ka përfunduar obligimin.
Deri në maj, gjithsej 79 vende anëtare të OBT-së kanë përfunduar procesin e depozitimit të instrumentit dhe numri minimal është 107 vende që Marrëveshja të mund të hyjë në fuqi.
Ndër vendet pa dalje në det, vetëm tetë vende e kanë përfunduar procesin e depozitimit.
Ministri Kuçi, në konferencë vuri në dukje se Republika e Maqedonisë, si vend pa dalje në det, me vëmendje po ndjek progresin në negociatat për lehtësimin e tregtisë.
Si vend kontinental me ekonomi të hapur të tregut, Maqedonia është shumë e ndjeshme për efikasitetin e lëvizjes së mallrave përtej kufijve, për shkak të fokusit të vendit për zhvillimin e konceptit për lehtësimin e tregtisë, lehtësimin e procedurave doganore dhe dokumenteve që përbëjnë pengesë për tregti, sistemin njësportelësh, lëshimi i licencave dhe lejeve, sistemet elektronike të pagesave dhe ndikimi i tregtisë i ndjekur nga sektori i biznesit.
Lidhshmëria në tregtinë e lidhjes së transportit, pjesëmarrja e vendeve pa dalje në det në zinxhirin rajonal dhe global të furnizimit, të cilat duhet të jenë motor për të ulur koston e tregtisë dhe ndikimi i marrëveshjes së re për lehtësimin e tregtisë ishte një nga temat ku ministri Kuçi vuri theks në fjalimin e tij.
Në fund, ministri Kuçi theksoi se Maqedonia do të vazhdojë të kryej regjim transparent tregtar plotësisht në përputhje me rregullat dhe disiplinat e OBT-së.
Marrëveshja për Lehtësimin e Tregtisë është prioritet i lartë në vazhdën e zhvillimit të mjeteve të nevojshme për çështjet e tregtisë, për të mbështetur sektorin e biznesit të Maqedonisë dhe për të kuptuar më mirë detyrimet e marrëveshjes për t’u siguruar zbatimi i duhur nën kujdesin e shtetit.
